Bulliqi kritikon Kurtin: LDK s’është dashur të lejohet të zgjedh e para ministrinë
Një kritikë publike për kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ardhur nga deputeti i partisë së tij, Shpejtim Bulliqi.
Lajme
Bulliqi ka thënë se Kurti nuk është dashur që ta lejojë kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, që të zgjedh i pari ministrinë, për shkak se sipas tij, kjo gjë nuk ka qenë korrekte, njofton Klan Kosova.
”Nuk është dashur që të lejohet LDK-ja të zgjedh e para ministrinë, e që e ka zgjedh ministrinë e Punëve të Brendshme. LDK ka dalur e dyta në zgjedhje dhe s’ka pasur asnjë të drejtë që të zgjedh e para”, ka thënë Bulliqi.
Ai në Blic Interview ka shtuar se ka qenë i habitur për faktin që Mustafa e ka zgjedhur ministrinë e Punëve të Brendshme, për shkak se siç ka thënë ai: kjo parti vazhdimisht ka anuar tek çështjet që kanë të bëjnë me Ekonominë e Kosovës.
”Ata vazhdimisht kanë anuar tek ekonomia. Ka qenë e habitshme pse të zgjedhjet me cdo ngulm ministria e Punëve të Brendshme”, u shpreh ai.