Bullgaria me fat të madh në short, shumë lehtë mund ta sigurojë Euro 2020

Kombëtarja e Bullgarisë ka qenë në grupin A kualifikues për Kampionatin Evropian, së bashku me Kosovën.

Sport

22/11/2019 13:01

Kombëtarja e Kosovës në dy ndeshjet kundër Bullgarisë, ka arritur të marrë katër pikë, duke qenë dominues absolut në të dy takimet.

Barazimi 1:1 në Prishtinë, është cilësuar befasi e madhe për të gjithë, dhe ai lëshim edhe i kushtoi Kosovës në renditjen përfundimtare në grupin A.

Kjo Bullgari, e dominuar nga Kosova, shumë lehtë mund të sigurojë një vend në EURO 2020 në Ligën e Kombeve.

Nës shortin e hedhur në Nyon të Zvicrës, Bullgaria është vendosur në Ligën A, dhe në ndeshjen e parë gjymsëfinale do ta pres në shtëpi Hungarinë.

Me një fitore kundër Hungarisë, Bullgaria do ta luante në shtëpi edhe finalen e madhe, kundër fituesit të takimit Islandë – Rumani.

Fat i madh për Kombëtaren e Bullgarisë në shortin e Ligës së Kombeve./Lajmi.net/