Bullgaria dërgon automjete të blinduara në kufi me Maqedoninë
Në katër vendkalimet kufitare me Maqedoninë, Bullgaria ka dërguar automjete të blinduara për të ndihmuar policinë kufitare në rast të një fluksi të refugjatëve, theksohet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes bullgare.

Lajme
“Ne duam të forcojmë ruajtjen e kufirit të cilën e ruan policia kufitare”, shpjegojnë nga Ministria bullgare.
Një total prej 25 ushtarësh dhe disa automjete të blinduara u dërguan në vend kalimet kufitare bullgaro-maqedone, por numri i tyre mund të rritet nëse është e nevojshme./TetovaSot