Bullgari – Kosovë, vetëm ky lojtar rrezikon të mos luajë ndeshjen e ardhshme

Të gjithë sportdashësit kosovarë sonte do t’i kenë sytë kah Sofja, ku do të përballen Bullgaria dhe Kosova.

Sport

10/06/2019 18:12

Përfaqësuesja e Kosovës udhëton drejt Sofjes për ndeshjen e tretë në rrugën e saj drejt Euro 2020.

Në këtë takim Dardanët futen pas dy barazimeve paraprake, kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë.

Kjo do të jetë ndeshja e dytë që këto dy kombëtare e zhvillojnë kundër njëra tjetrës, dhe Dardanët synojnë të dalin me tri pikët, raporton lajmi.net.

Në këtë ndeshje, Bernard Challandes nuk do llogarit në shërbimet e Valon Berishës, Hekuran Kryeziut, Herolind Shalës dhe Arbër Zenelit, për shkak të lëndimeve.

Gjithsesi, pozitive mbetet që asnjë lojtarë i reprezentacionit të Kosovës nuk rrezikon të mos luajë në ndeshjen e ardhshme në rast se ndëshkohen sonte.

Ndërsa te Bullgaria lojtari i vetëm që rrezikon ndeshjen e ardhshme nëse ndëshkohet është kapiteni Ivelin Popov. /Lajmi.net/