Bullgari – Kosovë: Ja kë favorizojnë kompanitë e basteve

Kosova do të luajë ndeshjen e radhës në Sofje të Bullgarisë, në rrugëtimin e saj drejt Kampionatit Evropian.

Sport

10/06/2019 11:33

Në këtë ndeshje kombëtarja Dardane udhëton për tri pikët, për të lehtësuar gjërat për kualifikimin e mundshëm.

Njësoj si Kosova, tri pikët kërkon edhe Bullgaria, për të cilët kjo ndeshje po konsiderohet vendimtare.

Por, kush është favoriti në mesin e dy skuadrave që në ndeshjen paraprake janë ndarë baras? Më poshtë lajmi.net ua përcjell koeficientet sipas kompanisë së basteve, BET 365.

Sipas ‘BET 365’, është kombëtarja e Bullgarisë ajo që konsiderohet favorite në këtë takim. Fitorja e vendasve kuotohet me 2.45, përcjell lajmi.net.

Për rezultatin e barabartë në fund të takimit është vendosur një koeficient prej 3.20, kurse fitorja e Kosovës 3.25.

Kosova ka kualitetin e duhur për të bërë ‘befasinë’ në këtë ndeshje që luhet sonte me fillim nga ora 20:45. /Lajmi.net/