Bullgarët i kap frika para ndeshjes me Kosovën

Paraqitja e mirë e Kombëtares së Kosovës ndaj Danimarkës ka frikësuar gjithë kundërshtarët që do të vijnë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Sport

22/03/2019 11:29

‘Dardanët’ para tifozëve në Prishtinë kanë arritur të impresionojnë sërish, duke arritur të ndalin kombëtaren që zë vendin e 10 në renditjen e FIFA-s.

Paraqitja e Kosovës ka ngjallë frikë në Bullgari, që të hënën zhvillojnë ndeshje kualifikuese ndaj skuadrës së Challandes në ‘Fadil Vokrri’.

“Kosova tregoi se çfarë i pret “luanët” në Prishtinë”, “Bullgarinë e pret një kombëtare e madhe në Prishtinë” janë disa prej titujve të mediave bullgare, të cilat kanë raportuar në detaje ndeshjen e mbrëmshme, përcjell ‘lajmi.net’.

Përndryshe për Bullgarinë sot fillojnë eliminatoret për Euro 2020, ku në shtëpi presin Malin e Zi./Lajmi.net/