Bujar Nishani dekreton Qeverinë Rama
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ka dekretuar listën e emrave që do ta përbëjnë qeverinë e re të vendit të drejtuar nga kryesocialisti Edi Rama. Një qeveri e majtë 21 anëtarëshe do të paraqitet në seancën e cila do të fillojë të mërkurën në orën 18. Në këtë seancë pritet vetëm paraqitja e…

Lajme
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ka dekretuar listën e emrave që do ta përbëjnë qeverinë e re të vendit të drejtuar nga kryesocialisti Edi Rama.
Një qeveri e majtë 21 anëtarëshe do të paraqitet në seancën e cila do të fillojë të mërkurën në orën 18.
Në këtë seancë pritet vetëm paraqitja e përbërjes së qeverisë së re, ndërsa debati është parashikuar të mbahet në një seancë të posaçme të shtunën dhe të dielen.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në fund të mbledhjes së Grupit të vet parlamentar, ka kërkuar që programi i PS’së të vihet në dispozicion të deputetëve në rrugë zyrtare e jo përmes mediave.
“Nuk lejojmë të na nëpërkëmbin”, ka thënë ai.
Ndërsa Edi Rama, të cilin e ndajnë orët nga ngritja më e madhe në karrierën e tij politike, ka thënë në një editorial të tij se “shqiptarët meritojnë më shumë, sepse mund të bëjnë më shumë”.
“Unë besoj fort se me këtë vetëdije, shqiptarët votuan Rilindjen. Dhe Rilindje do të jetë!”, ka shkruar Rama.
Qeveria e re e Shqipërisë përbëhet nga PS dhe LSI të cilat ishin bashkuar në koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Evropiane” në zgjedhjet e 23 qershorit duke marrë 83 ulëse deputetësh në parlamentin 140 anëtarësh.
Përbërja e Këshillit të Ministrave:
1. Edi Rama, Kryeministër
2. Niko Peleshi, Zëvendëskryeministër
3. Ditmir Bushati, Ministër i Punëve të Jashtme
4. Mimi Kodheli, Ministër i Mbrojtjes
5. Saimir Tahiri, Ministër i Punëve të Brendshme
6. Klajda Gjosha, Ministër i Integrimit Evropian
7. Shkëlqim Cani, Ministër i Financave
8. Edmond Haxhinasto, Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës
9. Eglantina Gjermeni, Ministër i Zhvillimit Urban dhe Turizmit
10. Arben Ahmetaj, Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes
11. Lindita Nikolla, Ministër i Arsimit dhe Sportit
12. Nasip Naço, Ministër i Drejtësisë
13. Mirela Kumbaro Furxhi, Ministër i Kulturës
14. Erion Veliaj, Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
15. Damian Gjiknuri, Ministër i Energjisë dhe Industrisë
16. Edmond Panariti, Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave
17. Ilir Beqja, Ministër i Shëndetësisë
18. Lefter Koka, Ministër i Mjedisit
19. Milena Harito, Ministër Shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike
20. Bledi Çuçi, Ministër Shteti për Çështjet Vendore
21. Ilirjan Celibashi, Ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin