Bujar Dugolli largon mediat nga mbledhja e Senatit

Ka filluar takimi me Senatin e Këshillin Drejtues, por mediat nuk po lejohen të jenë prezentë në këtë takim.

Lajme

19/10/2015 11:03

Duke shkelur kështu urdhëresën e ministrit Arsim Bajramit për respektimin e standardeve të transparencës për lejuar mediat të jenë pjesëmarrëse në çdo mbledhje të këshillit të senatit.

Disa gazetarë kanë arritur të hyjnë në këtë takim pas pak minutash janë nxjerrë jashtë me kërkesë të dekanit të fakultetit filozofik, Bujar Dugollit.

Ndërsa kryetarja e Këshillit drejtues Shefkie Islamaj ka insistuar që mediat të lejohen të hyjnë brenda. Megjithatë Islamaj ka thënë se duhet votuar pjesëmarrja e mediave brenda mbledhjes së senatit.

Pra senatorët në këto momente po diskutojnë që të lejojnë mediat apo jo, gjë që është në kundërshtim me gjitha ligjet e transparencës./ RTK