Buja thotë se prokuroria ka kursyer komandantët në rastin ‘veteranët’

Ende pa filluar mirë, është shtyrë seanca e parë për rastin “veteranët e rrejshëm”.

Lajme

28/01/2019 10:45

Ende pa filluar mirë është shtyrë seanca gjyqësore në të cilën pritej të bëhej shqyrtimi në lidhje me aktakuzën për fryrjen e listave me “veteranë të rrejshëm”, raporton lajmi.net.

Në mesin e të akuzuarve në këtë rast është edhe Shukri Buja.

Ai pas shtyrjes së seancës ka deklaruar se aktakuza është ngritur nën presion të publikut dhe sipas tij edhe prokurorit i është bërë presion për ngritjen e aktakuzave.

Tutje Buja ka deklaruar se Prokuroria ka kursyer komandantët në këtë rast gjyqësor.

“Të njëjtin funksion e kam pas edhe unë edhe Rrahman Rama në Komision. Nëse duhet të akuzohet komplet Komisioni le të akuzohet e jo të ketë selektime. Prej të gjithë komandantëve vetëm unë jam i akuzuar”, ka deklaruar ndër të tjerash Buja, raporton lajmi.net.

Ndryshe, në seancën e cila përfundoj pak më parë të pranishëm ishin të pandehurit Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halit Jaha, Shkumbin Demalijaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku , Rrustem Berisha nuk ishte është i pranishëm, Faik Fazliu nuk ishte i pranishëm për shkaqe shëndetësore, Smajl Elezaj nuk ishte pranishëm, në seancë morën pjesë edhe Fadil Shurdhaj e Xhavit Jashari. /Lajmi.net/