Buffon tregon se si kishte refuzuar një ofertë të majme nga Man City

Legjenda e Juventus, Gianluigi Buffon, që tani paraqitet me Paris Saint Germain, ka pasur edhe oferta të tjera nga gjigantët e Evropës.

Sport

04/03/2019 16:31

Buffon ka treguar se ka anashkaluar një ofertë shumë të madhe nga Manchester City, por para asaj kishte refuzuar edhe Manchester United.

Oferta nga Manchester United për Gigi Buffon ishte bërë në kohën kur United udhëhiqej nga Sir Alex Ferguson.

Ikona e Italisë ka thënë për ‘BT Sport’: “Kisha një ofertë shumë të madhe nga Manchester City, kur ata filluan të ndërtojnë skuadrën dhe të bëhen nga skuadrat më serioze në Evropë” transmeton lajmi.net.

Buffon tashmë po paraqitet me skuadrën e Paris Saint Germain, në Ligue 1, dhe ka bërë të ditur se nuk planifikon të pensionohet edhe për disa vite. /Lajmi.net/