Buffon sulmon Realin

Është portier por kësaj radhe është shndërruar në sulmues. Gianluigi Buffon ka kritikuar politikën e Real Madridit për shpenzimit të shumave marramendëse për transferimin e futbollistëve. Thumbimi nga ana e Buffonit për Los Blancos ka ardhur pikërisht para duelit të tij me skuadrën e Carlo Ancelottit në kuadër të xhiros së tretë të fazës së…

Sport

21/10/2013 14:59

Është portier por kësaj radhe është shndërruar në sulmues. Gianluigi Buffon ka kritikuar politikën e Real Madridit për shpenzimit të shumave marramendëse për transferimin e futbollistëve.

Thumbimi nga ana e Buffonit për Los Blancos ka ardhur pikërisht para duelit të tij me skuadrën e Carlo Ancelottit në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve të mërkurën.

“Real Madrid në vitet e 50-ta fitoi shumë tituj, kjo është dëshmi se shpenzimet e mëdha nuk nënkuptojnë fitoret e domosdoshme. Nevojitet durim, punë, ekuilibër”, deklaroi Buffon për të përditshmen sportive italiane Gazzetta dello Sport.

“Barcelona është shembull i mirë që në 7-8 vjetët e fundit ka tejkaluar të gjitha skuadrat evropiane në aspektin e famës dhe prestigjit, duke dëshmuar vlerën e saj në bazë të fitoreve dhe titujve që arrin të fitojë”, u shpreh ai.