Buffon rezervist, në portë Storari

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte ka befasuar duke njoftuar se Gianluigi Buffon nuk do të jetë titullar në ndeshjen kundër Veronës të dielën në kuadër të xhiros së katërt në Serie A. Në vend të tij do të luajë Marco Storari. “Storari do të jetë titullar. Kemi nevojë për ndihmën e të gjithëve për të…

Sport

21/09/2013 11:44

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte ka befasuar duke njoftuar se Gianluigi Buffon nuk do të jetë titullar në ndeshjen kundër Veronës të dielën në kuadër të xhiros së katërt në Serie A.

Në vend të tij do të luajë Marco Storari. “Storari do të jetë titullar. Kemi nevojë për ndihmën e të gjithëve për të qenë konkurrent”, deklaroi Conte në konferencë për shtyp.

Derisa Buffon do të qëndrojë në pankinë, në dispozicion rikthehet Claudio Marchisio.

“Rikthimi i tij më mundëson të bëjë rotacion në mesfushë. Ka luajtur një miqësore dhe do të jetë në dispozicion për nesër”, u shpreh Conte.

Strategu i Bianconerëve nuk mundi t’i shmangej pyetjes rreth statusit të përforcimit të ri, Fernando Llorente, i aktivizuar shumë pak deri më tani këtë sezon. “Duhet të jetë i qetë, edhe ai do t’i ketë shanset e tij”, theksoi Conte.