Buffon nuk pensionohet, por ka marrë një vendim të çuditshëm

Gianluigi Buffon mund të kalojë një vit jashtë futbollit, pasi hodhi poshtë ofertën fitimprurëse të Paris Saint-Germain për një sezon të dytë, sepse ai nuk donte të qëndronte në bankën rezervë.

Sport

16/06/2019 19:13

Legjenda italiane Buffon ndau rrugët me kampionët e Ligue 1 pas përfundimit të sezonit të tij të parë në Francë.

41-vjeçari ra dakord me klubin që të mos e vazhdojë mundësinë e 12 muajve të tjerë pavarësisht se ka mundësinë të ketë një rinovim në ‘Parc des Princes’, transmeton lajmi.net.

“PSG më tha pesë muaj më parë se do të isha portieri i dytë në sezonin e ardhshëm”, tha Buffon për Corriere dello Sport.

“Kam pasur mjaft kohë për të menduar dhe kam arritur në përfundimin se kjo nuk ishte ideale për mua, kështu që hoqa dorë për shumë para dhe një opsion njëvjeçar”.

”Kërkesa e tyre ishte absolutisht e ligjshme, e kuptueshme dhe ishte një ofertë tërheqëse”.

”Sidoqoftë, në moshën 41-vjeçare, kam nevojë për të ndjerë sensacion. Emocionet përkthehen në energji, ëndrra, ndjenja për të qenë pjesë e diçkaje”.

”Kam edhe oferta tjera, por do të marrë një vit pushim”, potencoi ish-gardiani i Juventusit. /Lajmi.net/