Buffon: Nuk ka favorit në sfidën Man Utd – PSG

Portieri i PSG-së, Gianluigi Buffon beson se nuk ka favorit mes skuadrës së tij dhe Manchester United.

Sport

10/02/2019 13:15

Parisienët do të udhëtojnë për në Angli, ku në ‘Old Trafford’ do ta zhvillojnë ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/16-ës së finales, në Ligën e Kampionëve.

Portieri i PSG beson se skuadrat janë të barabarta në këtë ndeshje, por beson se skuadra e tij ka pasur ecuri më të mirë këtë sezon.

“Mendoj se ne duhet të përmirësohemi me mentalitetin. Të martën, një ndeshje shumë e rëndësishme na pret. Ne duhet të bëjmë lojë të mirë” ka thënë Buffon, transmeton lajmi.net.

“Ndeshja kundër Manchester United duhet të jetë më e fortë dhe me tjetër qasje” ka thënë tutje italiani.

“Jo, nuk jemi favoritët. Mendoj se jemi baras 50/50” ka thënë ndër të tjerash ish portieri i Juventus.

Paris Saint Germain sezonin e kaluar në Ligën e Kampionëve ishte eliminuar pikërisht në këtë fazë të garave, nga Real Madrid. /Lajmi.net/