Buffon në Premier Ligë?
Gianluigi Buffon nuk e ka përjashtuar një kalim të ndonjë ekip i Premier Ligës.
Sport
Buffon ka thënë se gjithmonë ka pasur dëshirë të luajë në Premier Ligë dhe me që i kanë mbetur edhe diku dy vite e gjysmë karrierë, një kalim i tillë ka mundësi të ndodhë, raporton Daily Mail.
“Do të dëshiroja të luaja në Premier Ligë”, ka thënë Buffon.
“ I kam kaluar 10 vite te Parma, 15 te Juventus dhe mendoj se më kanë mbetur edhe dy vite e gjysmë. Akoma mund të jetë ndonjë mundësi”, theksoi italiani.