Buffon: Në finale nuk do të jemi turistë

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon ka kërcënuar Barcelonën duke thënë se skuadra e tij nuk do të jetë vetëm turistë në finale të Ligës së Kampionëve.

Sport

13/05/2015 22:59

Buffon i ka bërë me dije Barcelonës se Juventusi do ta kërkojë të fitojë finalen e Ligës së Kampionëve.

“Ne nuk do të jemi turisë në Berlin. Kur ju keni rast të luani në finale të Ligës së Kampionëve, atëherë ju duhet ta fitoni atë”, përfundoi Buffon.

Përndryshe, Juventusi në finale të Ligës së Kampionëve do të takohet me skuadrën e Barcelonës e cila është në një formë të madhe.