Buffon ka një mesazh për Liverpoolin dhe Napolin

Gianluigi Buffon është deklaruar pas fitores së madhe ndaj Liverpoolit.

Sport

29/11/2018 15:00

PSG e mposhti mbrëmë Liverpoolin në kuadër të Ligës së Kampionëve, ndërsa Gialuigi Buffon ka thënë se ata kanë luajtur me zemër.

“Më pëlqeu shpirti i skuadrës”, tha fillimisht portieri italian, përcjell “lajmi.net”.

“Kur unë nuk isha këtu, e ka parë që skuadra po fiton me rezultat të pastër dhe teknikisht janë të mirë.

“Red Star? Ne duhet ta marrin ndeshjen seriozisht, pasi Liverpooli humbi dhe Napoli barazoi atje, andaj ne duhet të jemi të fokusuar.

“Ne nuk na intereson ndeshja, Liverpool – Napoli, pasi do të jemi të fokusuar në ndeshjen tonë”, ka shtuar më tej Buffon. /Lajmi.net/