Buffon: Juventusi duhet t’a krijojë identitetin e vetë
Gianluigi Buffon, beson se Juventusi mund t’i kthejë gjërat për së mbari në këtë edicion.

Sport
Buffon ka thënë se ‘Zonja e Vjetër duhet t’a gjejë një identitet të ri për pjesën e mbetur të stinorit.
“Duhet t’i lëmë menjëanë bisedat lidhur me Scudetton”, ka thënë italiani për Sky Italia.
“Distanca [në mes Juventus dhe kreut të tabelës] është aq e madhe sa nuk mund t’ia lejojmë vetës të lëshohemi në fantazi”.
“Duhet t’i përvjelim mëngët, t’i zhytim duart dhe të përballemi me situatën. Ne e dijmë se çfarë na duhet për të ndryshuar dhe përmirësuar dhe do t’a bëjmë këtë ndeshje pas ndeshje”.
“Kur t’a gjejmë identitetin tonë dhe të fillojmë të luajmë futboll kompakt do të bëhemi një ekip i fortë”, përfundoi Buffon.