Buffon bën paraqitjen më të dobët në karrierë, këto gabime si ka bërë asnjëherë

PSG  e ka përfunduar me humbje sezonin në Ligue 1.

Sport

25/05/2019 14:52

Parisianët kanë pësuar humbjen e katërt në nëntë ndeshjet e fundit në Francë, duke barazuar dy herë dhe duke fituar tre prej tyre.

Skuadra e Thomas Tuchel përfundoi sezonin më 91 pikë, por me një formë të më mirë në javën e fundit, shumë lehtë mund të kalohej numri i 100 pikëve.

Dhe fajtori më i madh për humbjen e fundit kundër Reims ishte portieri Gianluigi Buffon.

Portieri legjendar pati disa intervenime të dobëta, që kurrë nuk i kemi parë gjatë karrierës së tij të ndritshme./Lajmi.net/

YouTube player