Budapest GP: Krasniqi mëson kundërshtaren e radhës

Distria Krasniqi ka mësuar edhe kundërshtaren e radhës për Grand Prix Budapest.

Sport

12/07/2019 13:21

Krasniqi në turneun e Budapestit po garon në kategorinë deri në 48 kilogramë, kategori ku synon një medalje, shkruan lajmi.net.

Sfidën e parë në këtë kompeticion Distria e fitoui në përballjen me rusen Giliazova, me IPPON.

Në duelin e radhës, Krasniqi do të përballet me kinezen Yanan Li, ku synon të vazhdojë rrugën drejt së artës.

Kujtojmë se njëkohësisht në këtë kompeticion po garojnë edhe Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova. /Lajmi.net/