Budakova: Nuk kam me vdekë pa e marr çmimin Oscar

Regjisori dhe aktori kosovar Halil Budakova tha se ai nuk do të vdesë pa ia sjellë popullit të tij të dashur çmimin Oscar.

Lajme

07/08/2014 23:06

Ai ka thënë se me filmin e tij “Haraçi” ka pasur rast të bëhet pjesë e Hollywoodit.

“Ju garantoj që nuk ka me fitu kurrë kurrëkush Oscar. Unë e di që nuk kam me vdek pa marrë Oscar, pa ia pru popullit tim të nderuar”, ka thënë Budakova për Klan Kosova.