Bucks pa problem në ndeshjen e parë ndaj Raptors

Milwaukee Buck e ka fituar ndeshjen e parë ndaj Toronto Raptors me rezultat 108-100, në finalen e Konferencës së Lindjes.

Sport

16/05/2019 08:21

Skuadra që pati rekord më të mirë në NBA këtë edicion tregoi shumë nga loja dhe nuk lejoi për befasi, përcjell lajmi.net.

Mysafirëve nuk i ndihmoi as përformanca e jashtëzakonshme e Kawhi Leonard, i cili realizoi 31 pikë, 9 kërcime dhe 2 asistime.

Te vendasit Brook Lopez realizoi 29 pikë, 11 kërcime dhe 2 asistime, ndërsa Giannis Antetokounmpo shënoi 24 sosh, realizoi 14 kërcime dhe dha 6 asistime në 37 minuta lojë.

Buck udhëheqinë serinë e fitoreve 1-0 dhe tashmë ndeshja e rradhës luhet sërish në arenën e tyre. /Lajmi.net/