BSPK lufton për kontrata të përhershme (Video)

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, vazhdon të ketë problem sa i përket pagës minimale në sektorin privat, edhe pse kjo gjë kohëve të fundit ka filluar të përmirësohet.

Lajme

08/02/2016 23:30

Problemet kanë të bëjnë me mos dhënie të pagës me rregull, me zgjatje të orarit të punës, si dhe me mos pasje të kontratave. Kështu ka deklaruar në emisionin Euro Tribuna, kryetari i kësaj sindikate, Haxhi Arifi.

Ai ka thënë se me amandamentimin e Ligjit të punës do të fokusohen te ajo se çdo punëtorë që kalon tri vite në një kompani të ketë kontratë të përhershme. Arifi, ka folur edhe për privatizimin e KEDS-it, duke thënë se punëtorët e kësaj kompanie rrezikojnë të dalin nga puna.

“Këtë vit në muajin maj ju skadon kontrata punëtorëve për shkak të privatizimit dhe aty mund të llogaritë punëdhënësi që ndoshta me i largu por ne kemi informata që në takim që do ta kemi do t’i prezantojmë të gjitha problemet që janë aty. Kur në një ndërmarrje janë 15 mijë orë pune jashtë orarit aty ka vend mos mu largu asnjë punëtorë, bile bile ata kanë nevojë edhe për punëtorë”, ka deklaruar Arifi.

E, duke folur për 20 përqindëshin e privatizimit, Arifi tha se nuk ka lista të personave që janë në pritje për të marrë këtë të fundit.

Arifi, foli edhe për zgjedhjet në këtë sindikatë, duke thënë se do të mbahen në nëntor të këtij viti.

YouTube player