Bruno Fernandes nuk kalon te Manchester United

Manchester United do të dëshpërojë tifozët e vet edhe një herë, përsëri në çështjen Bruno Fernandes.

Sport

20/01/2020 23:12

Mesfushori portugez po lidhet me një kalim të mundshëm në ‘Old Trafford’ që nga hapja e merkatos, duke vazhduar spekulimet e verës së kaluar.

Por, duket se përsëri finalizimi do të mungojë, duke mbetur gjithçka në sferën e spekulimeve.

Ndihmës trajneri i Sporting Lisbonës ka folur lidhur me lojtarin, duke thënë se të gjithë besojnë se ai do të qëndrojë në Portugali, transmeton lajmi.net.

“Të gjithë flasin për largimin e tij. Beosj se njerëzit jashtë e ndjejnë këtë më shumë se ne. Ne nuk e ndjejmë. Ne nuk mendojmë se Bruno po mendon për largimin” ka thënë ndihmës trajneri i Sporting.

Mbetet të shihet nëse situata do të ndryshojë deri në mbylljen e merkatos së janarit. /Lajmi.net/