Bruna dhe Neymar e zyrtarizojnë ndarjen, vajza është lidhja e vetme mes tyre

Neymar dhe Bruna u bënë kryefjalë e mediave pasi njoftuan ndjekësit e tyre në rrjete sociale për ardhjen në jetë të vajzës së tyre. Shumë shpesh u përfol në media për tradhti nga ana e futbollistit por asnjëri nga ta nuk deklaroi asgjë. U dyshua edhe për ndarje mes çiftit dhe kjo doli të jetë…

ShowBiz

29/11/2023 19:28

Neymar dhe Bruna u bënë kryefjalë e mediave pasi njoftuan ndjekësit e tyre në rrjete sociale për ardhjen në jetë të vajzës së tyre.

Shumë shpesh u përfol në media për tradhti nga ana e futbollistit por asnjëri nga ta nuk deklaroi asgjë.

U dyshua edhe për ndarje mes çiftit dhe kjo doli të jetë e vërtetë.

Bruna përmes një postimi në rrjetin social Instagram, i vërtetoi të gjitha dyshimet.

“Është një çështje e veçantë, por duke qenë se jam e lidhur me lajme, thashetheme dhe batuta përditë, dua t’ju bëj me dije se nuk kam asnjë lidhje me askënd. Ne jemi prindërit e Mavie dhe kjo është arsyeja e lidhjes sonë. Shpresoj që të mos më lidhni më me lajmet e shpeshta. Faleminderit shumë”, ky është teksti i modelës i përkthyer nga Spanishtja.

Neymar u bë baba i një djali për herë të parë kur ishte 19 vjeç, nëna e të cilit nuk u bë asnjëherë emër i njohur për publikun pasi që ata u ndanë me njëri tjetrin. /Lajmi.net/