Brukseli porosit liderët e Bosnjës t’i dëgjojnë protestuesit

Protestat kundër papunësisë, ryshfetit dhe inercionit politik shkatërruan 4 nga 10 ndërtesat e qeverive rajonale në Federatën autonome të Bosnjës, e dominuar nga muslimanët dhe kroatët. Stefan Fule u bën apel liderëve t’i dëgjojnë zërat e protestuesve.

Lajme

18/02/2014 16:16

Bashkimi Europian i ka porositur liderët e ndarë të Bosnjes dhe Hercegovinës që t’i dëgjojnë kërkesat e protestuesve për më shumë llogaridhënie dhe transparencë pasi ditëve të fundit vendi u përshkua nga protestat më të mëdha qytetare që nga lufta shkatërrimtare e viteve 1992-1995.

Protestat kundër papunësisë, ryshfetit dhe inercionit politik shkatërruan 4 nga 10 ndërtesat e qeverive rajonale  në Federatën autonome të Bosnjës, e dominuar nga myslimanët dhe kroatët.

Protestat me intensitet më të vogël kanë vazhduar edhe gjatë këtyre ditëve.

“U bëj thirrje politikanëve të mos i injorojnë zërat e qytetarëve”, tha sot Komisioneri i BE’së për Zgjerim, Stefan Dule.

“Është e qartë se sistemi politik në Bosnje duhet të bëhet më i përgjegjshëm ndaj agjendës së qytetarëve për të krijuar më shumë vende pune dhe mundësi korrekte për jetë”, tha Fule.