Brukseli ‘nokauton’ Maqedoninë

Raporti i progresit për Maqedoninë për vitin 2015 pritet të jetë me disa pika kritike për mungesën e reformave në drejtësi, administratë publike, luftën kundër korrupsionit, gjendjen e medieve, si dhe mungesën e dialogut mes partive politike dhe kulturën politike, njofton agjencia e lajmeve INA, duke u thirrur në burime diplomatike në Bruksel.

Lajme

25/10/2015 14:39

Siç mëson INA, zgjidhja e krizës politike mbetet thelbësore për zhbllokimin e procesit të anëtarësimit në BE.

Madje gjasat janë që vendi të shkoj drejtë izolimit duke humbur edhe rekomandimin për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE-së.

Por, raporti pritet të përmbajë paralajmërime për Maqedoninë për të shmangur veprimet dhe deklaratat të cilat mund të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet e mira fqinjësore.

Në qendër të vëmendjes do të jenë liria e shprehjes dhe medieve, me ç`rast do të jepen vlerësime negative lidhur trajtimin e gazetarëve dhe politizimin e skajshëm të mediave.

Administrata publike konsiderohet një zonë problematike. Ekonomia e Maqedonisë është nuk ka shënuar rritje të theksuar sa i përket viteve të kaluara. Megjithatë, komisioni vëren shumë të lartë norma e papunësisë në vend, veçanërisht tek të rinjtë.

KE do të kërkojë vazhdimin e bisedimeve për zgjidhjen e krizës politike deri në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Gjithashtu theksohet se Maqedonia duhet të angazhohet maksimalisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. /lajmi.net