Brukseli bllokohet nga pakënaqësia e taksistëve

Mbi një mijë taksi shoferë kanë bllokuar sot qendrën e Brukselit në shenjë proteste për shkak të planit të qeverisë belge që të lejojë vozitjen përmes aplikacionit Uber, i cili e zbret dukshëm çmimin e këtij lloj shërbimi.

Bota

03/03/2015 19:06

Pjesë të mëdha të kryeqytetit belg dhe selisë së Unionit Evropian kanë qenë sot në mëngjes pa qasje për automjete, kurse në disa lagje protestat ka vazhduar edhe pasi përfaqësuesit e shoqatës së taksive i pranoi ministri belg i Transportit, Pascal Smet.

Aplikacioni Uber iu mundëson poseduesve të telefonave mobilë që të porosisin transportin me taksi që është madje tre herë më i lirë se sa shfrytëzimi i taksive të rregullta dhe për këtë arsye Uber është i ndaluar në disa qytete evropiane.

Plani i qeverisë belge parasheh legalizim të kufizuar të aplikacionit Uber, por taksitë, duke u ankuar për konkurrencë jolegale, kërkojnë ndalimin e plotë.

Protesta e taksive në Bruksel