Brozovic: Këtë vit e kalojmë grupin, humbëm shumë raste ndaj Realit

Mesfushori i Interit, Marcelo Brozovic ka folur për humbjen ndaj Real Madridit dhe kualifikimin e mundshëm.

Sport

16/09/2021 14:26

Dje, “Neurazzurët” u mposhten nga Reali me rezultat minimal 0 – 1, gol që u shënua nga Rodrygo në kohën shtesë, transmeton lajmi.net.

Brozovic për Amazon Prime Italia, tha se në këtë takim kanë humbur shumë shanse, por ka besim të plotë që do kalojnë me sukses fazën grupore.

“Kemi humbur shumë gola. Donim të luanim menjëherë sulmuesit dhe mendoj se duhej të përshtateshim me mirë me topin”.

“Këtë vit do fitojmë 3-4 ndeshje dhe të kalojmë grupin. Jam 100 për qind pozitiv”, deklaroi ai.

Në grup me Interin pos Realit ndodhet edhe Shakhtaro Donestk dhe Sherriff Tiraspol./Lajmi.net/