Brovina ‘qetëson’ bllokun, thërret seancën e radhës

12:46 | 26 Shtator 2014

Pamje nga seanca konstituive e 17 korrikut

Liderët e bllokut opozitar, më konkretisht kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha një ditë më parë se ende nuk ka marrë ftesë për seancën konstituive të 2 tetorit, dhe se sipas tij, zvarritja ishte gjë e turpshme nga kryesuesja e Kuvendit, Flora Brovina dhe të gjithë ata që i kontribuojnë kësaj zvarritje.

Por deputetja e PDK-së, Brovina në një prononcim për Indeksonline, ka thënë të premten se kërkesa për seancën e së enjtes i është dërguar Sekretariatit të Kuvendit dhe që sot është mundësia t’i dërgohen ftesat deputetëve.

“Është lajmëruar Sekretaria dhe ftesat nuk dërgohen shumë përpara, pikërisht sekretari e ka të nënshkruar këtë kërkesë. Besoj që brenda ditës, por me siguri se sot ua dërgon deputetëve”, ka thënë Brovina.

Ndryshe, në seancën paraprake, Partia Demokratike e Kosovës nuk ka arritur të zgjedh për kryetar të Kuvendit, Arsim Bajramin.