Të Infektuar: 1052

Të Shëruar: 820

Të Vdekur: 30

Brooklyn Nets pas Bradley Beal – duan të formojnë ‘treshen e madhe’

23:55 | 21 Maj 2020

Skuadra e Brooklyn Nets është e interesuar për formimin e një ‘Big Three/Tresheje të madhe’.

Nets nuk kanë pasur sezonin më të mirë të mundshëm, ndoshta edhe si pasojë e dëmtimeve të emrave si Kevin Durant e Kyrie Irving.

Ata po mendojnë për një rikthim të furishëm në sezonin tjetër, dhe për këtë në planet e tyre kanë edhe një yll tjetër, që i takon Washington Wizards.

Stefan Bondy i ‘New York Daily News’ raporton se Nets janë pas Bradley Beal, transmeton lajmi.net.

Ata duan të afrojnë edhe yllin e tretë në skuadër, për të luajtur krah Irving e Durant.

Me emra si Beal, Durant, Irving, Allen e LeVert, Brooklyn Nets do të ishin një nga skuadrat më të mira në konferencën lindore.

Mbetet të shihet nëse Nets do të arrijnë të transferojnë Bradley Beal. /Lajmi.net/