Broja ka shënuar gol për Vitesse

Sulmuesi i Kombëtares Shqipëtare, Armando Broja, ka shënuar në ndeshjen e sotme të xhiros së 10-të në Eredivisie.

Sport

29/11/2020 14:40

Skuadra e Brojës doli në avantazh në minutën e 72′ përmes Darfalou, më pas i erdhi radha shqiptarit ku shënoi gol në minutën e 84′ për të vulosur fitoren e Vitesse të cilët gjenden në pozitën e dytë në tabelë.

Broja startoi nga fillimi dhe u zëvendësua në minutën 86′ të ndeshjes, ky ishte goli i tij i katërt për skuadrën e tij këtë sezon.

Më poshtë mund të shihni golin e 19 vjeçarit./Lajmi.net/