Broja do ta rinovojë sot kontratën me Chelsean
Armando Broja do ta rinovojë kontratën me Chelsean

Sport
Sulmuesi shqiptar i cili ishte në huazim tek Vitesse nga Chelsea, do ta rinovojë kontratën me “The Blues” pasi shihet si lojtar me potencial dhe pëlqehet nga drejtuesit e Chelseat.
Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Chelsea ka vendosur për t’ia rinovuar kontratën Brojas që do ta mbante të angazhuar shqiptarin me Chelsean edhe për pesë vite tjera, transmeton lajmi.net.
Zyrtarizimi për vendimin e tyre do të bëhet sot gjatë ditës ku Broja do ta nënshkruajë kontratën e re.
Ai do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2026, por do të qëndrojë tek Vitesse edhe për një vit në huazim dhe pastaj të rikthehet në Londër./Lajmi.net/