Brnabiq porosit Thaçin: Mos fol për Preshevën, Medvegjën e Bujanovcin

Ana Brnabiq ka porositur krerët nga Prishtina të ndalen së përmenduri Preshevën, Bujanovcin dhe Medvegjën dhe të shkëputen nga Serbia qendrore.

Lajme

12/10/2018 14:23

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka porositur krerët nga Prishtina të ndalen së përmenduri Preshevën, Bujanovcin dhe Medvegjën dhe të shkëputen nga Serbia qendrore.

Ajo ka theksuar se duhet të bisedohet rreth asaj nëse mund të arrihet një kompromis i cili do të siguronte normalizimin afatgjatë të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

Brnabiq në këtë formë i është përgjigjur presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit i cili kishte theksuar se mori mbështetje nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron që Beogradi dhe Prishtina sa më parë të arrijnë një marrëveshje.

“Janë deklarata të Thaçit, njësoj sikurse edhe të krerëve të tjerë nga Prishtina, çdo ditë e më ndryshe me përplasje mes vete”, deklaroi ajo, përcjell lajmi.net.

“U kërkoj të ndalen së foluri për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin sepse nuk ka kurrfarë lidhje, dhe u kërkoj të mos shkojnë më lartë në territorin e Serbisë qendrore”, theksoi Brnabiq.

“Kërkoj prej tyre të shkëputen nga Serbia qendrore dhe të bisedojmë nëse mund të arrijmë kompromis që mund të sigurojë harmonizimin afatgjatë të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës”, përfundoi ajo. /Lajmi.net/