Britney Spears dhe Sam Asghari martohen të enjten

Këngëtarja e “Sometimes”, Britney Spears dhe i fejuari i saj, Sam Asghari, po martohen sot (e enjte), në bazë të një raportimi nga TMZ.

ShowBiz

09/06/2022 22:58

Dyshja do të organizojnë një ceremoni intime të rrethuar nga 100 persona të përbërë nga miqtë dhe familjarët.

Raportohet se vëllai i Spears, Bryan, do të jetë i pranishëm, ndërsa motra dhe prindërit nuk janë të ftuar për shkak të konflikteve që kishin me këngëtaren.

TMZ tutje thekson se nuk dihet akoma se nga kush do të jetë e shoqëruar ylli i muzikës pop, 40-vjeçare.

Trajneri personal i propozoi yllit të “Crossroads” në shtëpinë e saj në shtator pas afro pesë vitesh lidhje.

Në nëntor, bukuroshja bionde zbuloi se Donatella Versace do të dizajnonte fustanin e saj të nusërisë.

Pavarësisht se bënë pushime luksoze këtë kohë, dyshja pësuan një humbje të madhe.

Britney tregoi javë më parë në rrjete sociale se kishte humbur foshnjën, fëmijën e parë me Sam.

Nga martesa e mëparshme, Spears ka dy djem: Sean Preston Federline dhe Jayden James Federline.  /Telegrafi/