Britney Spears dëmton këmbën në skenë (FOTO)

Kohë më parë ajo pati probleme me mbipeshën, më pas ato familjare, ndërsa së fundmi gjatë performancës në skenë ajo ka dëmtuar këmbën.

ShowBiz

01/05/2015 13:30

Paparacët nuk e kanë lene vetëm për asnjë çast, ndërsa edhe më herët ajo është kritikuar për lënien pas dore të vetes.

Por ajo sërish ka marrë vëmëndjen, pasi performanca e saj në skenë dështoi kur ajo shfaqi probleme me këmbën. Koncerti i së mërkurës duket se nuk shkoi siç duhet për 33 vjeçaren. transmeton albeu.com

Këngëtarja Britney Spears  pësoi dëmtime në kyçin e këmbës, teksa kërcente dhe këndonte paralelisht gjatë Piece Of Me show, në Planet Hollywood të Las Vegas (SHBA). Këngëtarja ka qetësuar fansat e saj përmes postimeve në rrjetet sociale, se tashmë ajo është shumë mirë. lajmi.net