British GP: Bottas niset në ‘pole-position’, Hamilton nga pozita e dytë, Hulkenberg befasia

Kanë përfunduar kualifikueset e Grand Prix Britania.

Sport

08/08/2020 16:07

Në garën e 70 vjetorit të pistës së Silverstone, Valtteri Bottas do të niset në ‘pole-position’, shkruan lajmi.net.

Piloti finlandez i Mercedes ishte më i shpejti në garat kualifikuese në Britani, duke lënë prapa edhe shokun e tij të skuadrës.

Lewis Hamilton ka parë veten pas Valtteri Bottas dhe kështu në garën e nesërme do të niset nga pozita e dytë.

Kurse, befasia e këndshme e kësaj gare ishte Hulk Hulkenberg i Racing, i cili nesër niset nga pozita e tretë.

Më poshtë mund ta shihni renditjen e top 10-ës.

Bottas

Hamilton

Hulkenberg

Verstappen

Ricciardo

Stroll

Gasly

Leclerc

Albon

Norris /Lajmi.net/