Britanikët krijojnë krahë aeroplani që vetë riparohen

Shkencëtarët dhe inxhinierët kishin për qëllim të zbulojnë nëse qarja më e vogël në krah dhe në gjithë trupin e aeroplanit mund të shmanget.

Auto & Tek

07/06/2015 15:24

Një ekip i shkencëtarëve britanik kanë arritur të ndërtojnë krahë të aeroplanit që janë në gjendje të riparohen vetë, nëse ndodh ndonjë avari e mundshme gjatë fluturimit, shkruan “The Independent”, transmeton lajmi.net.

“Si frymëzim për këtë projekt ka shërbyer trupi i njeriut. Ne nuk kemi evoluar ashtu që ti rezistojmë çfarëdo dëmtimi, por edhe po të ishte ashtu, do të kishim lëkurë të trashë sikur të rinoqerontit. Sikur të vinte deri te ndonjë lëndim i mundshëm, neve sigurisht se do të na rridhte gjak, dhe do të na krijohej një kore që do të na shëronte plagën. Por ne këtë funksion të njëjtë e kemi aplikuar në materiale sintetike, duke thënë hajde të krijojmë diçka që mund të shërohet vet”, ka deklaruar kreu i ekipit hulumtues, profesor Duncan Vas.

aa

Qasja e re përfshin përdorimin e “mikro-sferave” në materialet e përbëra nga fibra e karbonit. Ato lirojnë një substancë që “shëron” në rast të dëmeve të shkaktuara nga goditjet.

Vas ka deklaruar se kjo teknologji që është shumë pranë “kufijve të fanta-shkencës”, sigurisht se së shpejti do të jetë pjesë e përditshmërisë tonë.

aaa

“Sigurisht se po hyjmë në një fazë ku brenda pesë apo dhjetë viteve të ardhshme, do të jemi dëshmitarë kur telefoni me ekran të ndjeshëm në prekje do të riparohet vetvetiu në rast se plasaritet nga ndonjë goditje e mundshme”, ka shtuar Vas.