Britanikët ia kujtojnë Serbisë zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit

Shefi i diplomacisë britanike, Philip Hammond ka deklaruar se njëra nga kushtet për hapjen e kapitujve negociues të Serbisë me BE-në, është zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit të nënshkruar më 19 prill 2013.

Lajme

15/01/2015 14:33

Këto deklarime ai i ka bërë në një konferencë të përbashkët për media së bashku me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Për hapjen e kapitujve të është i rëndësishëm zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit. E përshëndes përpjekjen e Vuçiqit në këtë drejtim. Sa më parë të hapen kapitujt, aq më mirë”, ka thënë Hammond, shkruan B92, transmeton koha.net