Britania rihap ambasadën në Iran, pas 4 viteve
Ambasada britanike në Iran është rihapur pas 4 vitesh së qëndruar e mbyllur, raporton BBC.

Bota
Sekretari për punë të jashtme Phillip Hammond është duke e ndjekur ceremoninë e rihapjes në Tehran së bashku me diplomatë iraninanë. Në të njëjtën kohë edhe Irani ka hapur ambasadën në Britani të Madhe, në Londër.
Ambasada britanike në Iran ëshët mbyllur në vitin 2011 pasi që ishte sulmuar me gurë nga protestues gjatë një proteste kundër sanksioneve.
Ndërkaq, Hammond është sekretari i parë britanik që viziton Iranin pas vitit 2003. (Indeksonline)