Britania regjistron rekord të numrit të infektuarve për një ditë
Britania regjistroi 6.634 raste të reja me koronavirus, si dhe 40 vdekje lidhur me të, kanë bërë me dije autoritetet shëndetësore të vendit të enjten.

Bota
Rastet e sotme e çojnë numrin e përgjithshëm të rasteve me Covid-19 në vend në 416,363, shkruajnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.
Dje u regjistruan edhe 6,178 infeksione të tjera – duke treguar që shpërthimi është rritur në vend për gati 40 përqind brenda një jave.
Por një ekspert sot pretendoi se numri aktual i rasteve që ndodhin çdo ditë në Angli tani mund të jetë tri herë më i madh se sa tregojnë shifrat zyrtare. /Lajmi.net/