Britania ndalon aeroplanët Boeing 737
Britania e Madhe ka ndaluar fluturimin mbi hapësirën e saj ajrore të aeroplanëve "Boeing 737 MAX" . Autoriteti Britanik i Aviacionit Civil, më 12 mars, tha se "masa parandaluese" do të mbetet në fuqi deri në një njoftim të mëvonshëm.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2019/03/46EF0E31-D6D0-4097-89D0-003C3ADA21F7_cx0_cy6_cw0_w1023_r1_s.jpg)
Bota
Më herët edhe Australia, Kina, Malajzia dhe Singapuri ndaluan fluturimin e këtyre aeroplanëve mbi hapësirat ajrore.
Vendimi vjen pasi më 10 mars, një aeroplan Boing Max 8 nga Etiopia, u rrëzuar duke vrarë 157 persona në bord.
Kompania, Ethiopian Airlines ka thënë se fluturimi ET302, ka zgjatur vetëm gjashtë minuta, para se të rrëzohej në Addis Ababa.
Ky ishte aksidenti i dytë fatal që përfshinte atë model në më pak se pesë muaj.
Boeing-u, prodhuesi më i madh i aeroplanëve në botë, tha se do të vendosë një softuer të ri në aeroplanët e tij të tipit 737 Max.