Britania, Gjermania e Franca kërcënojnë Putinin

Liderët e Britanisë së Madhe, Francës deh Gjermanisë ditën e diel e kanë shfrytëzuar për ultimatum presidentit rus, Vlladimir Putin. Ata i kanë dhënë atij ultimatum prej 48 orëve që ai t[iu mundësojë hetuesve ndërkombëtarë që të kenë qasje në vendin ku u qëllua aeroplani i udhëtarëve i Malajzisë, në të kundërtën do të ballafaqohet me sanksione që do të hyjnë menjëherë në fuqi. 

Bota

20/07/2014 17:20

David Cameron, Angela Merkel dhe François Hollande thanë se, për dallim nga zvarritjet e deritashme, atshti janë të gatshëm t[i forcojnë sulmet ekonomike ndaj Rusisë nëse kjo e fundit nuk i plotëson pritjet e tyre. Tre ldierët europerëndimor janë dëgjuar me telefon gjatë paraditës së diel, kurse biseda u zhvillua pasi Cameron kishte shkruar në Sunday Times një kolumne, në të cilën kishte kritikuar kolegët e tij për qëndrim të butë ndaj Rusisë.

Cameron ka kritikuar tërë BE-në për mungesë vendosmërie në ballafaqim me Rusinë, duke shtuar që për këtë arsye tash e pëson mbarë bota deh duke e krahasuar këtë situatë me atë të lëshimit pe dhe mosreagimit evropian ndaj Hitlerit gjatë viteve të 30-ta të shekullit të kaluar.

Sipas paralajmërimeve, Cameron më vonë gjatë ditës pritet të flasë me telefon edhe me vetë Putinin.

Ministrat e punëve të jashtme të BE-së do të takohen të martën, kur edhe mund të merret vendimi për sanksione të reja, në qoftës e në ndërkohë Rusia refuizon të bashkëpunojë.

Të hënën, ndërkaq, do të mbahet seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kurse Australia dhe Britania do të përpiqen të votojnë një rezolutë me ë cilën bëhet ftesë për lejimin e qasjes së hetuesve ndërkombëtarë në vendin e rrëzimit të aeroplanit malajzian.

Deri tash një përpjekje të tillë Rusia e kishte bllokuar me veto.