Britania e Madhe raporton numrin më të ulët të vdekjeve nga Covid-19 që nga marsi

Britania e Madhe ka raportuar vetëm 21 vdekje të shkaktuara nga Covid-19 të dielën.

Bota

12/07/2020 20:17

Përgjatë ditës së djeshme, Mbretëria e Bashkuar kishte raportuar 148 jetë të humbura me koronavirus, shifër kjo dukshëm më e lartë në krahasim me sot, shkruan lajmi.net.

Në anën tjetër, vendi ka pasur edhe 650 raste të tjera të infektuara me virusin korona, duke çuar shifrën totale të të infektuarve në 289,603.

Në total, vendi ka pasur 44,819 vdekje nga Covid-19. /Lajmi.net/