Britania e Madhe ndryshon ngjyrën e pasaportave pas largimit nga BE

Pas tri dekadash pasaportat blu do të lëshohen për herë të parë në Britaninë e Madhe si shenjë e largimit nga Bashkimi Evropian. Ky njoftim është bërë nga Qeveria.

Bota

22/02/2020 15:53

Pasaportat blu do t’i zëvendësojnë gjatë muajit mars ato ngjyrë vishnje që janë të vendosura nga vendet e Bashkimit Evropian që nga viti 1988.

Sekretari i shtëpisë, Priti Patel, e mirëpriti ndryshimin e këtyre pasaportave në blu por fushatat pro-evropiane dhe politikanët nacionalistë në Irlandën Veriore parashikuan që pasaportat e reja do të rezultojnë që britanikët me këto pasaporta do të hyjnë vetëm në korsenë e ngadaltë në aeroportet dhe portet në të gjithë BE-në.

Zyra e brendshme ka thënë se pasaportat blu janë pasaportat me ngjyrën më të mbylltë të krijuara ndonjëherë, po ashtu edhe pasaporta më e avancuar teknologjikisht.

Këto pasaporta do kenë shumë risi siç janë teknikat më të fundit dhe më të sigurta të shtypjes dhe dizajnit dhe do të ofrojnë mbrojtjen më të mirë kundër vjedhjeve të identitetit dhe të mashtrimit.

Patel tha se lënia e Bashkimit Evropian iu ka dhënë një mundësi unike për të rivendosur identitetin e tyre kombëtar dhe të krijojnë një rrugë të re në botë.

“Duke u rikthyer në modelin ikonik blu dhe ari, pasaporta britanike do të gërshetohet edhe një herë me identitetin tonë kombëtar”, tha ai.

Përkrahësit e Brexit-it u deklaruan shumë mirënjohës për këtë ndryshim të pasaportave, pasi që sipas tyre pasaportat ngjyrë vishnje asnjëherë nuk janë definuar si shtetasë britanez dhe se pasaportat e reja do t’i mbajnë me shumë krenari./KP/