Britania e Madhe kërkon ndihmë nga Gjermania për të rritur numrin e testeve të koronavirusit

Gjermania ka shfaqur gatishmëri për t'i ofruar ndihmë Anglisë.

Bota

02/04/2020 10:09

Shëndetësia Publike e Anglisë thotë se është në kontakt me kolegët e tyre në Gjermani në mes të kritikave se Mbretëria e Bashkuar po mbetet ndjeshëm prapa në kapacitetin e saj të testimit të koronavirusit.

Drejtori mjekësor i organizatës Paul Cosford tha për Sky News se Mbretëria e Bashkuar po teston afro 15,000 njerëz në ditë dhe synon të arrijë 25,000 në ditë deri në mes të prillit, transmeton lajmi.net.

Në të kundërt, virologu kryesor në Gjermani Christian Drosten thotë se vendi i tij po teston 500,000 në javë.

“Unë absolutisht e pranoj që ne duhet ta ndërtojmë këtë më tej,” tha profesori Cosford. “Ka shumë punë që po vazhdojnë për të arritur këtë kapacitet testimi.”

“Ne jemi në diskutime të vazhdueshme me kolegët në Gjermani – dhe vendet e tjera – rreth asaj që ata po bëjnë, nga vijnë burimet e tyre, cili është sistemi i tyre i furnizimit.

“Sigurisht që ne duhet ta ndërtojmë këtë më tej.”

Ai thotë se vetëm “rreth 2,000” punonjës të Shërbimit Kombëtar të Shëndetit Kombëtar deri më tani janë testuar për virusin. /Lajmi.net/