Të Infektuar: 4307

Të Shëruar: 2095

Të Vdekur: 94

Britania e Madhe dhuron 230 milionë euro për hulumtimin e vaksinës kundër COVID-19

19:56 | 26 Mars 2020

Britania e Madhe njoftoi sot, pas samitit virtual të G20-s, se do të rrisë kontributin e saj në përpjekjet ndërkombëtare për të gjetur një vaksinë për koronavirusin e ri me 210 milionë stërlina (rreth 230 milionë euro).

“Ky rekord britanik financimi do të ndihmojë në gjetjen e një vaksine për botën”, deklaroi kryeministri konservator, Boris Johnson.

“Unë u bëj thirrje të gjitha vendeve dhe qeverive të G20-s në mbarë botën të rrisin përpjekjet e tyre dhe të na ndihmojnë për të kapërcyer këtë virus”, shtoi ai.

Përveç kësaj, qeveria njoftoi edhe një fond prej 63 milionë stërlinash për të zhvilluar trajtime dhe teste COVID-19.