Britania akuzon Iranin për kapjen e dy cisternave të naftës në Gjirin Persik

Autoritetet e Britanisë së Madhe kanë bërë të ditur se të premten forcat iraniane kanë kapur dy anije me naftë në Gjirin Persik.

Bota

20/07/2019 11:45

Londra i ka kërkuar Tehranit që t’i kthejë anijet ose të përballet me pasoja të rënda për këtë të fundit, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa Rojet Revolucionare të Iranit kanë njoftuar se kanë kapur një cisternë nafte e cila mbante flamurin britanik, dy javë pasi marina britanike konfiskoi një cisternë iraniane në Gjibraltar.

“Këto konfiskime janë të papranueshme. Është thelbësore që liria e lundrimit të respektohet në mënyrë që të gjitha anijet të mund të lëvizin lirshëm dhe sigurt në rajon”, ka thënë ministri i jashtëm britanik, Jeremy Hunt.