Britani: Kërkohen dy të rinj për sulme seksuale ndaj nxënësve (Video)

Policia në Londër është duke kërkuar dy të rinj, pasi dyshohet se ata kanë lidhje me disa sulme seksuale ndaj gjashtë fëmijëve, të cilët janë sulmuar teksa ishin duke shkuar në shkollë.

Bota

28/01/2016 13:55

Detektivët janë në ndjekje të dy këtyre dy personave, pasi katër djem, të moshës 13 vjeçare janë sulmuar seksualisht në një rrugë në Hackney në Londër. Edhe dy nxënëse po ashtu janë sulmuar, në incidente të ndara, në po këtë rajon, shkruan The Sun, transmeton lajmi.net.

Appeal to trace men following sexual assault. http://news.met.police.uk/news/appeal-to-trace-men-following-sexual-assault-148007

Këta dy rinj janë larguar pas sulmeve dhe policia ka thirrur në shkollën e tyre dhe kanë paralajmëruar mësuesit e tyre për aktet që ata kanë kryer.

Appeal to trace men following sexual assault. http://news.met.police.uk/news/appeal-to-trace-men-following-sexual-assault-148007

Scotland Yard deklaron se këta dy persona po ashtu dyshohen se kanë sulmuar edhe dy vajza.

Njëri nga të dyshuarit përshkruhet si biond në të 20-ta. Ai në fotografitë e nxjerra nga një kamerë e sigurimit ka të veshur një bluzë të bardhë dhe xhinse.

Edhe personi tjetër ka flokë të shkurtra dhe ka të veshur një bluzë të bardhë dhe xhinse./lajmi.net