Britani, dënohen 5 shqiptarët e grupit kriminal të kokainës
Pesë shqiptarë janë dënuar me 30 vite burg në total nga një gjykatë e St. Albans të Londrës, pas akuzës për pjesëmarrje në organizata kriminale dhe trafikim të drogës.

Bota
Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit Eduart Plaku 37 vjeç, vëllai i tij Antonio Plaku 25 vjeç, Albert Cena 29 vjeç, Fatjon Shehu 29 vjeç dhe Leonard Hasanaj 33 vjeç, të cilët u kapën në një operacion të të finalizuar në gusht të vitit të shkuar nga policia britanike, raporton sotnews.
Mediat britanike bëjnë me dije se shqiptarët kishin krijuar një rrjet kriminal që shpërndante drogë të klasit A, pra kokainë dhe heroinë.
Mësohet se Eduart Plaku me banim në Luton, është dënuar me 6 vjet burg për posedim të lëndëve të ndaluara. Vëllai i tij Antonio, u dënua me 11 vjet burg. Për Albert Cenaj u dha dënimi me 4 vjet burg, ndërsa Fatjon Shehu u dënua me 21 muaj burg. Leonard Hasanaj ishte dënuar muaj më parë me 3 vjet burg, pasi u kap me kokainë.